75 Mall Live Search
22:54 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / F.R

Ulutash takon sekretarin gjerman të Ministrisë së Mbrojtjes, në fokus situata e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, priti sot sekretarin e Shtetit Gjerman në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Jan Stöß.

Sipas njoftimit të misionit të NATO-s në Kosovë, takimi i dha Komandantit mundësinë të përshkruajë situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në këtë kontekst, Ulutash përgëzoi kontributet e gjata dhe të vazhdueshme të Gjermanisë në misionin e KFOR-it.