09:38 / E Premte, 26 Maj 2023 / B O

Umtiti: Te Barcelona kalova 4 vjet burgu!

Samuel Umtiti ka bërë disa deklarata të ashpra për kohën e tij te Barcelona , ​​klub të cilit i përket ende.

Ai aktualisht luan në formë huazimi për Leccen në Itali.

“E vetmja gjë që doja ishte të ndihesha i vlerësuar, i dobishëm, i respektuar. Kalova katër vjet në Katalonjë në burg, jo vetëm në nivel sportiv, por në jetën e përditshme. Këtë sezon në Serie A po ndihem edhe një herë lojtar. Në Spanjë askush s’më besonte mua dhe injorohesha. Këtu kam gjetur buzëqeshjen. Unë e dua gjuhën, ushqimin, modën dhe po i shijoj të gjitha në Itali” ka thënë Umtiti./Indeksonline/