Unaza e diamantit me çmim marramendës, që Justini ia dhuroi bashkëshortes
Justin Bieber dhe Hailey Balwin kanë zbuluar detajet luksoze nga dasma e tyre e dytë.
Pasi kurorëzuan dashurinë në South Carolina Montage Palmetto Bluffs të hënën, të dytë ata dhe të ftuarit e tyre të famshëm kanë dokumentuar ditën speciale të çiftit përmes rrjeteve sociale, transmeton Indeksonline.

Po ashtu është zbuluar edhe vlera e dhuratave të kushtueshme dhe unazës së martesës që Justini ia dhuroj Haileyt.
Modelja do të mbajë unazën e martesës që besohet se është e punuar nga Tiffany & Co dhe ka një vlerë prej 500 mijë dollarësh.

Dukjen e saj Hailey e kompletoi edhe me aksesorë të tjerë që arrinin vlerën e 123 mijë dollarëve.
Çifti i njohur publikoi fotografi pas ceremonisë së martesës teksa shihen duke i dhuruar njëri-tjetrit puthje plot pasion.

“Deri në përjetësi”, ishte mbishkrimi që Justini bëri përkrah fotove.
Kujtojmë që disa nga emrat që morën pjesë në dasmën e çiftit ishin Kendall dhe Kylie Jenner./Indeksonline/
