75 Mall Live Search
17:03 / E Martë, 14 Shtator 2021 / AR

Unaza unike e Britney, fansat kërkojnë kopjen e saj

Fansat e Britneyt u mahnitën me unazën e saj të fejesës.

Ishte Sam ai i cili i dhuroi një unaze unike, që nuk ishte parë më herët të ndonjë fytyrë publike, transmeton Indeksonline.

Sipas kompanisë ‘Forever Diamonds NY’, gjatë ditës kur kanë publikuar fejesën kanë marrë mbi  500 telefonata, duke dashur që të blejnë një kopje të ‘Britneyring’.

Sidoqoftë, kjo unazë krijuar enkas për Spears dhe kompania nuk ka në plan të shesë kopje.

Fejesa e Spears dhe Sam Ashgari ishte një dëshirë që e ka pasur për shumë vite./Indeksonline/