75 Mall Live Search
15:42 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / AR

“Unazën tani”, Fifi i bën kërkesën publike Adisit!

Këngëtarja e njohur Fifi dhe Adis Patushi janë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it. Dyshja, të cilët u njohën pasi këngëtarja doli nga “Big Brother VIP”, nuk i kanë kursyer dedikimet romantike në rrjete sociale ndaj njëri-tjetrit por së fundmi, Fifi ka bërë një kërkesë publike ndaj tij.

Në një Instastory, këngëtarja shfaqet krah të dashurit dhe shkruan: “Të dua deri në vdekje edhe hajde tundu mos më rri… unazën tani!!”. Sigurisht që nuk mungoi një reagim nga Adisi, i cili teksa ka ripostuar videon, shkroi: “Unë e kam pas planifiku në jetën time ktë”.