75 Mall Live Search
10:13 / E Enjte, 10 Mars 2022 / k.v

UNDP dhe Agjencia e Punësimit po përkrahin punëkërkuesit në zhvillim të shkathtësive për punë

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë në vazhdimësi po përkrahin punëkërkuesit e riatdhesuar në Kosovë, nëpërmjet programeve të ndryshme në kuadër të masave aktive të tregut të punës.

Në një postim të APRK-së thuhet se nëpërmjet Programit të Trajnimit në Punë, të papunët e riatdhesuar në Kosovë po kanë mundësi të zhvillojnë shkathtësi për tregun e punës.

Postimi i plotë:

Programi i Trajnimit në Punë në vazhdimësi po përkrah punëkërkuesit e riatdhesuar në Kosovar, në zhvillim të shkathtësive të nevojshme për tregun e punës.

Programi zbatohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT)- Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, përmes Projektit Programet Aktive të Tregut të Punës 2 (PATP 2).