UNDP dhe APRK vazhdojnë përkrahjen për punëkërkues të riatdhesuar

Përvec se të jetojmë nga puna, ne duhet të kemi pasion për punën që bëjmë”.
Kjo është moto e angazhimit të Ridvan Krasniqit, një sipërmarrës i talentuar në fushën e saldimit dhe përpunimit të metaleve. Ridvani jeton në Vushtrri së bashku me familjen, gruan dhe katër fëmijët e tij të cilët i mbështet financiarisht me punën që bënë, si I vetmi I punësuar në familje.
Me përvojë të gjatë në profesionin e tij, Ridvani vitin e kaluar iu drejtuar Zyrës së Punësimit për tu njohur me mundësitë. Ai arriti që të jetë njëri nga përfituesit e Programit te Vetëpunësimit, Program që Zbatohet nga APRK në bashkëpunim me UNDP, nëpërmjet Projektit ‘Programet Aktive të Tregut të Punës 2 (PATP2)’. Hapja e biznesit personal ka qenë shumë e rëndësishme për Ridvanin, posaçërisht pas përpjekjeve të vazhdueshme për ri-intergrimin në tregun e punës, pas kthimit nga Gjermani. Në vitin 2017, Ridavani me familjen u kthye sërish në Kosovë pas një kohe qëndrim në Gjermani.
“ Do i ftoja të papunët që të vizitojnë Zyrën e Punësimit sepse hapi i duhur për të qenë më afër mundësive për punësim”, thotë Ridvani. Sikurse Ridvani, shumë punërkues të tjerë do të mbështeten nëpërmjet Programit të Vetëpunësimit. Aktualisht, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me UNDP, mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme /Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, po vazhdon të ketë e hapur për aplikim faza e dytë e Programit të Vetëpunësimit për persona të riatdhesuar.
Ftohen personat e riatdhesuar në Kosovë, të regjistruar si punëkërkues që të aplikojnë për Programin e Vetëpunësimit i cili është i hapur më 31 Janar 2022. Për më shumë informacione rreth Programit, mënyrës së aplikimit dhe të gjitha informacionet tjera, luteni që të vizitoni adresën elektronike https://aprk.rks-gov.net/Con…/Document/DownloadDocument… apo të vizitoni Zyrën e Punësimit në Komunën tuaj.aprk.rks-gov.netaprk.rks-gov.net