UNDP i dhuron donacion të rëndësishëm Policisë së Kosovës

Si vazhdimësi e përkrahjes dhe mbështetjes për vite me radhë që UNDP-ja ka bërë ndaj Policisë së Kosovës, po ashtu edhe sot u dhurua një donacion mjaft i rëndësishëm dhe i nevojshëm për Policinë e Kosovës.
Në doancion përfshihen një sasi e konsiderueshme e pajisjeve teknologjike në përbërje prej disa kompjuterëve, monitorëve, laptopëve me çanta, tabletë-ve si dhe printerëve me tonerë shtesë.
Policia e Kosovës i është mirënjohëse dhe falënderuese UNDP-së në Kosovë, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme në fusha të ndryshme./IndeksOnline/
