75 Mall Live Search
14:27 / E Shtunë, 25 Prill 2020 / indeksADMonline

UNDP i dhuron IKShPK-së 3 mijë komplete të testeve për zbulimin e Covid-19

Instituti kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka pranuar sot një dhuratë prej  3 mijë komplete të testeve për zbulimin e Covid-19 të cilat i dedikohen Departamentit të Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Tutje në këtë njoftim thuhet se që nga fillimi i pandemisë, UNDP është duke punuar ngushtë me autoritetet për të mbështetur përpjekjet në luftën kundër pandemisë duke siguruar që të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë stafin që vepron në vijën e parë, grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara, viktimat e dhunës në familje dhe pakicat.