UNDP-ja ndihmon Kosovën me 15 kompjuterë

U.d. i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se kanë pranuar donacion 15 kompjuterë si formë e mbështetjes teknike e UNDP-së ndaj Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve.
“Marrë parasysh që prania e pandemisë Covid-19 në Kosovë imponon komunikim on-line, një ndihmë e këtillë nga UNDP lehtëson veprimin dhe bashkëpunimin ndër-institucional, aq të nevojshëm në kohë të luftimit të virusit korona”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot pranuam donacion nga Projekti për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
Si u.d. i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, sot jam takuar sot me përfaqësuesen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), znj. Maria Suoko dhe pjesëtarët e delegacionit të saj.
Takimi i sotëm kishte për qëllim pranim dorëzimin e 15 kompjuterëve (laptop), si formë e mbështetjes teknike e UNDP-së ndaj Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve.
Marrë parasysh që prania e pandemisë Covid-19 në Kosovë imponon komunikim on-line, një ndihmë e këtillë nga UNDP lehtëson veprimin dhe bashkëpunimin ndër-institucional, aq të nevojshëm në kohë të luftimit të virusit korona.
Falenderoj UNDP-në për gatishmërinë e tyre që t’u qëndrojnë afër institucioneve të Kosovës në këto kohë të vështira.
Në anën tjetër, znj.Suoko ka shprehur mirënjohje për qasjen e Ministrisë ndaj pandemisë dhe ka treguar gatishmëri të familjes së UN-it për mbështetje të vazhdueshme Qeverisë në këtë aspekt./Indeksonline/