UNDP ndihmon Policinë e Kosovës me pajisje që detektojnë eksplozivin e drogën

Policia e Kosovës përmes drejtorit të Departamentit të Policisë Kufitare, Shaban Guda, pranoi një donacion nga UNDP-ja, ku përfshihen tri pajisje për detektimin e eksplozivëve dhe drogës, të cilat do t’i jepen në shërbim Departamentit të Policisë Kufitare.
UNDP-ja përmes Programit për siguri në Kosovë (KSSP) në kuadër të projektit për përkrahje Policisë Kufitare të financuar nga Qeveria e Gjermanisë, mbështet Departamentin e Policisë Kufitare me zhvillim të kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve të specializuara si edhe në avancimin e pajisjeve për detektimin dhe zbulimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe eksplozivëve.
Policia e Kosovës, falënderon UNDP-në për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, në ofrimin e trajnimeve dhe donacioneve të ndryshme.
