20:16 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Unë e dua çmendurisht të fejuarën, por nuk mundem t’i refuzojë femrat e bukura

Unë e dua çmendurisht të fejuarën, por nuk mundem t’i refuzojë femrat e bukura

Një 24- vjeçar për rubriken “Dear Deidre”, ka rrëfyer shumëçka rreth jetës së tij, dhe mënyrën se si ai e tradhton të fejuarën e tij.

Ndonëse kanë dy vite që janë në lidhje dhe se tani edhe po jetojnë në një shtëpi, ai nuk mundet pa e tradhtuar.

“Jam në lidhje dashurie tash e dy vite dhe poashtu ne jemi fejuar, unë e kam tradhëtuar atë time dy ditë pasi që ajo më propozoi mua martesë. Unë e dua atë sikur i çmendur por nuk mund ta lë anash një femër që më kushton mua vëmendje.Për asnjë femër tjetër nuk është se ndjej më shumë se sa për të, dhe e di se nëse ajo e zbulon do ta humbas, por ja që ende vazhdoj ta bëjë”, ka rrëfyer ai.

Ai poashtu ka treguar se njejtë tradhtonte edhe babai i tij, andaj edhe prindërit i ishin ndarë kur ishte 11- vjeçar, transmeton Indeksonline.

“Prindërit e mi u ndanë kur unë isha 11 vjeç, sepse babai im gjithmonë e tradhtonte mamanë time, kurse mamaja u bashkua me një tjetër mashkull dy vite pasi që ata u ndanë. Ai e trajtoi atë si një një leckë, pastaj erdhi edhe ndarja. Unë e urreja babain tim që kur isha 16 vjeç, pasi që ne u zhvendosem për të jetuar me disa shokë në një shtëpi të përbashkët.”, ka treguar ai tutje.

240 vjeçari thotë se shumë shpesh përfundon me femra të ndryshme në shtrat, dhe për këtë më pas edhe i bie pishman.

“Unë kam shumë vëmendje nga vajzat dhe shumë shpesh përfundoi me seks. Unë kurrë nuk kam qenë më i lumtur se sa tani, por ja që nuk mundem pa i shikuar dhe pa bërë seks me femrat tjera. Ndihem i tmerrshëm për këtë dhe unë jam i tmerruar të humbasë të dashurën time. Unë dua të ndaloj mashtrimin, por nuk mund të ndihmoj veten time.”, ka përfunduar ai.

Përgjigjja e psikologut: Ju mund ta ndalni mashtrimin tuaj, por së pari ju duhet të kuptoni pse e bëni këtë. Pastaj mund të merrni një vendim për t’u ndalur.

Fëmijëria juaj tregon se ju jeni rritur në një ambient jo të mirë, jo të përshtatshëm ku edhe je ndier i refuzuar nga nëna jote. Kjo e kaluar ka bërë që ju mos të ndiheni rehat dhe të jeni plotësisht i angazhuar vetëm tek një grua. /Indeksonline/