13:05 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Unë e kam vrarë Bob Marleyn” thotë ish-agjenti i CIA-së

Legjenda e muzikës ‘Reggae’, Bob Marley tragjikisht vdiq në moshën 36 vjeçare duke e lënë botën e muzikës në mërzi. Ikona xhamajkane katër vitet e fundit të karrierës i kalojë duke e luftuar sëmundjen e kancerit.

Por sipas Bill Oxley, 79 vjeç, ish- agjent i CIA-së ai është përgjegjës për vdekjen e Marleyt.

Oxley tha se vrasja e Bob Marleyt ishte në mesin e 17 vrasjeve tjera që u bënë për qeverinë amerikane, mes viteve 1974-1985, në atë sipas Bill, CIA ishte vetë ligji.
Në një intervistë, Bill tha se nuk e ka problem që të pranoj vrasjen e Bob Marleyt  pasi që ai ishte një patriot dhe  besonte tek CIA.

Gjatë intervistës ai tregon se përdori një kartë indetifikuese jo të vërtet për të hyrë në shtëpinë e xhamajkanit. Bill i ishte prezantuar si një fotograf i “New York Times” dhe i kishte dhënë një dhuratë atij, transmeton Indeksonline.

“I dhashë atij një palë atlete. Kur ai provoi t’i mbathte, bërtiti ‘OUUCH’.  Kjo ishte. Jeta e tij ishte e mbaruar aty. Një gozhdë që ishte me viruse të kancerit dhe baterie .” tha Oxley gjatë intervistës së tij.

Bill tha se mbajti kontakte të afërta me  Bob Marleyn në vitet e fundit të jetës së tij.

CIA në të kaluarën kishte mohuar se kishte ndonjë lidhje me vdekjen e xhamajkanit./Indeksonline/