“Unë erdha”, Berisha-deputetëve të PS-së për rikthimin në kuvend: Ju ka rënë çehrja
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/07/Sali-Berisha-850x456-1.jpg)
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në parlament iu drejtua deputetëve të mazhorancës.
“Po mbaheni me shpirt ndër dhëmbë. Kot e keni. Unë erdha, ju e dini vetë. E shoh çehren që ju ka rënë, por ia bëtë vetes dhe ju qofshi”, u shpreh Berisha.
Kujtojmë se Berisha rikthehet në parlament pas 11 muajsh pasi ishte nën arrest shtëpie. Ditën e sotme në kuvend diskutohet për buxhetin e vitit 2025.