“Unë i kam thënë Granitit se nëse është shtetase suedeze, do të zbulohet rasti”

Po vazhdon seanca gjyqësore kundrejt Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Pas dëshmisë së mjekut ligjor, para trupit gjykues po dëshmon Jeton Binaku, qiradhënësi i veturës.
Ai ka rrëfyer detaje nga biseda që pati me Plavën.
“I kam thanë Granitit pasi ka ndodh rasti shqiptari me lanë, me mytë gruan e me ikë nuk e ka traditë.”, deklaroi ai.
“Unë i kam thënë Granitit se nëse është shtetase suedeze, do të zbulohet rasti. Kam thënë se në Prishtinë ka shumë kamera dhe rasti mund të zbulohet”, shtoi ai.