21:16 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / AR

“Unë jam modeste”, moderatorja zbulon arsyen e veçantë pse nuk ka shkuar kurrë në Dubai

Moderatorja Qëndresa Krelani ka zbuluar se i pëlqen të vizitojë destinacione të ndryshme në Shqipëri dhe se mes tyre plazhi i saj i preferuar është Velipoja.

Ajo tha se madje bën shaka me shoqet që duan pushime luksoze dhe se Dubain e saj e ka gjetur në Velipojë.

“Pavarësisht se kemi luksin të shkojmë dhe të jemi prezentë nëpër plazhet më luksoze të Shqipërisë unë jam modeste dhe për shembull kur isha tani, shkova në Velipojë.

Kam qëndruar për 10 ditë dhe i ngacmoja shoqet e mia që pëlqejnë të shkojnë në Dubai.

Dhe unë iu them: “E kam gjetur Dubain tim dhe është ‘Velipaj’. Nuk kam qenë kurrë në Dubai sepse e kam gjetur vendin tim që e quaj Velipaj dhe është Velipoja”-tha ajo.