18:26 / E Martë, 20 Shtator 2022 / AR

“Unë nuk duroj”, Angjelo lë shtëpinë e “Its my Home”

Edhe pse u rikthye në program, Angjelo duket se nuk e ka gjetur vetën brenda shtëpisë.

Ai vendosi që të dalë nga shtëpia duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.

“… u largova sepse mu nxehë më shumë, me bo ndonjë budallallëqe e me prish produksioni… unë nuk duroj”, dëgjohet duke thënë ai.

Kujtojmë që pas daljes nga programi Angjelo do të përballet me drejtësinë për shkak te sulmit ndaj ish-banores./Indeksonline/