12:15 / E Martë, 25 Prill 2023 / AR

“Unë nuk kam bërë lojë” Efi-Banorëve: Do t’ju bëjë konfuz

Diskutimit të Luizit me banorët, i është bashkuar edhe Efi e cila është shprehur se nuk ka bërë asnjë lloj loje në bashkëpunim me Luizin.

Ajo tha se ndjesitë e saj kanë qënë reale dhe se ka kaluar momentet më të këqija, por Luizi po arrin t’i bëjë konfuz.

Efi u shpreh se nuk pendohet për asnjë moment që e ka përkrahur pasi e ka parë si diçka të drejtë, por sipas saj sot në këtë pikë të lojës me të, ai ka bërë gabim.

Kristi tha se Luizi po e përdorë këtë situatë në favor të tij.