75 Mall Live Search
10:08 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / G T

“Unë nuk të dua ty”, reagimi i Lionel Messit ndaj gjyqtarit bëhet viral në rrjetet sociale

Kombëtarja e Paraguait ia shkaktoi humbjen e tretë Argjentinës në para-kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke mposhtur me shifrat 2:1.

Lionel Messi, ylli i Inter Miamit nuk ishte i kënaqur aspak me gjyqtarin e ndeshjes, shkruan Indeksonline

Madje pasi përfundoi pjesa e parë, Lionel Messi shkoi afër gjyqtarit të ndeshjes dhe ia tha disa fjalë:

“Unë nuk të dua ty, ti je frikacak”, janë zbuluar fjalët e lojtarit argjentinas

Kujtojmë se Argjentina me gjithë humbjen vazhdon të jetë lidere me 22 pikë, kurse Paraguai në pozitën e 6-të me 16 pikë./Indeksonline/