22:38 / E Premte, 01 Prill 2022 / MSH

UNESCO: Dhjetëra ndërtesa historike, fetare dhe muze janë dëmtuar nga sulmet në Ukrainë

Të paktën 53 vende historike të Ukrainës, muzeume dhe ndërtesa fetare janë dëmtuar që nga fillimi i luftës me Rusinë.

Agjencia kulturore e OKB-së thotë se ky numër ka të ngjarë të rritet pasi raportet për dëme të tjera po verifikohen nga ekspertët.

Aktualisht mësohet se janë dëmtuar 29 objekte fetare, 16 ndërtesa historike, katër monumente dhe katër muze.

Këto janë verifikuar duke përdorur raportet e dëshmitarëve dhe imazhet satelitore. Kuptohet se dhjetëra prej vendeve janë në Kharkiv dhe nuk dihet ende se sa ndërtesa janë dëmtuar në qytetin e rrethuar të Mariupolit.