75 Mall Live Search
14:56 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / P M

UNESCO njeh zyrtarisht lahutën shqiptare

Instrumenti tradicional shqiptar, lahuta, është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, në kuadër të mbrojtjes urgjente.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook. “Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente”, ka shkruar Rama.