Unfikimi total te Kosova, Gima e takon edhe Celinen

Pasi zgjidhi mosëmarrëveshjet me Arbër Zenelin, Presidenti i FFK-së, Agim Ademi sot është takuar edhe me Bersant Celinën.
Celina ishte një prej futbollistëve të parë i cili veshi fanellën e Kosovës, ku kraktisi Norvegjinë, e në moshën 16-vjeçare veshi për herë të parë fanellën ”Dardane” të U21, shkruan IndeksOnline.
Ashtu si Arbër Zeneli, Bersanti kishte mosëmarrëveshje në vitet e fundit, ku as nuk u grumbullua me Përfaqësuesen.
Agim Ademi me këto takimi po tregon një unifikim total te Përfaqësuesja e Kosovës, ku Bersant Celi pritet tashmë të ftohet përsëri nga selektori Franco Foda,, në ndeshjet e muajit tetor.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Me Bersant Celinën, djaloshin që la Norvegjinë për të veshur fanellën e Kosovës.
Që në moshën 16-vjeçare u paraqit me Kombëtaren U21 në ndeshjet zyrtare, ndërsa vetëm një vit më vonë ishte në ekip me Kombëtaren A, në miqësoren historike Kosovë – Haiti, të zhvilluar në Mitrovicë.
Talenti i Manchester City-t, i njohur për teknikën e tij të jashtëzakonshme, u bë shpejt idhulli i tifozëve “Dardanët”. Jemi mirënjohës që, ndonëse kishte vështirësi në komunikim në gjuhën shqipe, Bersanti pa asnjë hezitim zgjodhi Kosovën me zemër. Për ne, ai ka një rol të veçantë në ndërtimin e kësaj Kombëtareje dhe kontributi i tij do të vlerësohet gjithmonë.
Pasi kaloi një periudhë të vështirë me lëndime dhe ndërrime klubesh, Bersanti tashmë është rikthyer fuqishëm, duke na kujtuar magjinë e tij të zakonshme në fushën e gjelbër.
Kënaqësi biseda dhe qëndrimi me djaloshin të cilit që nga dita e parë zemra i ka rrahur vetëm për Kosovën.