75 Mall Live Search
16:09 / E Premte, 06 Mars 2026 / F.R

Unfollow me Keijsin/ Flet për herë të parë Ina Aderi

Ish-banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, Ina Aderi, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka folur për disa momente të rëndësishme brenda shtëpisë më të ndjekur në vend.

Gjatë bisedës me Sidorla Gjoni, Ina komentoi për ‘dasmën’ që u zhvillua mes Selinës dhe Gimbos përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe nuk kishte si të mungonte një koment rreth ngjarjeve më të fundit që kanë ndodhur mes saj dhe Keijit, gjithashtu ish-banor i këtij edicioni të “BBV” me të cilin Ina nisi një lidhje romantike.

Pyetja që iu drejtua ishte për Kejisin, të cilin Ina kishte hequr nga rrjetet sociale. Ajo shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë, duke thënë se arsyeja është personale dhe nuk ka lidhje me ndonjë problem të madh: “Njerëzit të mos shqetësohen, s’ka ndodhur asgjë. Është shumë personale. Mos më…Nuk kam koment”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndonjë konflikt apo ngjarje dramatike prapa këtij veprimi.

Ndërkohë, fansat vazhdojnë të ndjekin me kujdes lëvizjet dhe postimet e ish-banorëve, duke komentuar çdo zhvillim dhe duke ndërtuar teori mbi marrëdhëniet brenda dhe jashtë shtëpisë dhe janë në pritje të një deklarate të bërë nga dy ish-banorët ose nëse do të ndodhë ndonjë follow back apo jo. Mbetet për t’u parë!