75 Mall Live Search
23:33 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / S Z

UNICEF: Kemi nevojë për karburant në Gaza

Drejtoresha Ekzekutive e Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF), Catherine Russell ka bërë sërish thirrje për rihapjen e kalimit Rafah për të lejuar karburantin në Gaza.

Ajo përmes një postimi në “X” është shprehur se në këtë mënyrë nuk mund të funskionojnë spitalet dhe u shpreh se në Gaza ka nevojë të menjëhershme për karburant.

“Pa karburant, uji ndalon, spitalet nuk mund të funksionojnë. Popullsia tashmë është në rrezik nga uria. Ne kemi nevojë për karburant në Gaza tani”, është shprehur ajo.