75 Mall Live Search
10:08 / E Premte, 30 Shtator 2022 / L K

UNICEF reagon ndaj vonesës së mësimit në Kosovë: Po pësojmë krizë globale në mësimnxënie

Organizata e UNICEF-it është shprehur e shqetësuar në lidhje me vonesën e fillimit të ri shkollor.

Ata bën të ditur se janë duke pësuar krizë globale në mësimnxënie dhe se mund të këtë pasoja në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve.

Reagimi i plotë:

“Fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë tash e katër javë nuk kanë qasje në arsim. UNICEF-i është thellësisht i shqetësuar me këtë vonesë në fillimin e vitit shkollor, veçanërisht në kohën kur të gjitha përpjekjet duhet të fokusohen në kompensimin e humbjeve të mësimit për shkak të pandemisë COVID-19.

Jemi duke e përjetuar një krizë globale në mësimnxënie, me gati dy të tretat e fëmijëve të moshës 10 vjeçare që nuk janë në gjendje ta lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë dhe privimi i vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve.

Ne duhet ta vëmë në plan të parë interesin më të mirë të fëmijëve dhe të sigurohemi që mund t’i kthehen mësimit sa më parë që është e mundur”, ka shkruar UNICEF.