“UNICEF Serbia” reagon pas postimeve të Dua Lipës për Shqipërinë Etnike: Ajo s’është ambasadore jona

Dy ditë më parë Dua Lipa u bë pjesë e iniciativës që u ndërmor për të kërkuar nga kompania “Apple” që Kosova të njihet në hartën e tyre të territorit.
Më pas këngëtarja prishtinase në llogarinë e saj në Instagram postoi flamurin e Shqipërisë Etnike në të cilin shkruhej “Autochthonous”, shkruan Indeksonline.
Ky postim nxiti reagime të shumta, sidomos nga ana e serbëve të cilët nuk i kursyen komentet nga më të ulëtat dhe kërcënuese.
Pas kësaj, nuk ka munguar as dega e UNICEF-it në Serbi përmes një statusi në faqen e saj zyrtare.
Në postim theksohet se Dua Lipa nuk është ambasadore e tyre dhe qëndrimet e saj nuk janë të UNICEF-it.
Më poshtë postimi i plotë:
“Te dashur miq,
Faleminderit që treguat postimin nga këngëtarja Dua Lipa.
Ne dëshirojmë t’ju informojmë se Dua Lipa s’është një ambasadore e UNICEF-it dhe nuk flet për UNICEF-in. Si shumë të tjerë, ajo ka mbështetur punën tonë për fëmijë, për të cilën jemi mirënjohës.
Pikëpamjet që ajo shpreh janë të vetat dhe nuk ndahen ose miratohen nga UNICEF-i”.
