75 Mall Live Search
17:11 / E Diele, 24 Gusht 2025 / F.R

“Uniformë dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste”, Policia jep detaje për bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin ndaj KFOR-it

Gjatë ditës së sotme, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar personin me inicialet L.M., i dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj 2023 në Zveçan.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar:

– një telefon mobil,

– dy USB,

– disa uniforma ushtarake,

– si dhe një bluzë me mbishkrim nacionalist, për të cilën dyshohet se ishte e veshur nga i dyshuari ditën e incidentit.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe përkthyesit, dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria ka iniciuar hetimet për disa vepra penale, përkatësisht:

“Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit ndaj rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”,

“Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”,

“Sulm ndaj personit zyrtar”, dhe

“Pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm”./IndeksOnline/