Unika Selimi shkëlqen në Stamboll, vlerësohet me çmimin maksimal në konkursin ndërkombëtar të pianos
Unika Selimi ka përfaqësuar Kosovën në garën ndërkombëtare të pianos të mbajtur në Stamboll, me pjesëmarrës nga disa vende të Evropës.
Me paraqitjen e saj të shkëlqyer, ajo është renditur ndër vendet e para dhe është vlerësuar me çmimin maksimal nga juria.
Një arritje e madhe që na bën krenarë dhe një përfaqësim dinjitoz i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

