09:20 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Unikatili ia kthen “selamin” Dudes me fjalë fyese

Mbrëmë i gjithë fokusi i mediave rozë ka shkruar në Gjilan, aty ku reperi i njohur shqiptar, Unikkatil ka përformuar në një prej klubeve të natës, shkruan Indeksonline.

Ka dy ditë që Unikkatil dhe ekipi e tij kanë marrë kërcënime nga një reper tjetër gjilanas i njohur me nofkën DUDA.

Të gjitha këto kërcënime kanë ardhur nëpërmes rrjeteve sociale të reperit i cili kishte bërë shumë zhurmë për gjithë këtë punë.

Ai madje nuk ishte kursyer nga fjalët fyese e denigruese. Pavarësisht gjithë kësaj, performimi i Unikkatil ka shkuar si është më së miri.

Reperi i cili ka qëndruar i heshtur deri në ardhjen e tij në Gjilan, nuk ka hezituar t’i kundërpërgjigjet me po të njëjtën monedhë. Ai madje e ka quajtur DUDA-n, skrraj.

Policia e Kosovës kanë qenë të njoftuar me rastin në fjalë e madje një person është ndaluar për 48orë shkaku se ka kërcënuar pronarin e klubit ku do të përformonte Unikkatil./Indeksonline/