Unike edhe këtë herë, moderatorja me veshjen vëmendjen rrëmben
Ajo në një mënyrë ose tjetrën arrin të tërheqë vëmendjen
Moderatorja shqiptare, Aulona Musta ka ardhur edhe një herë unike në stilin e veshjes.
Në fotografinë që ka hedhur këtë herë në Instagram, prezantuesja u paraqit në një fustan të gjatë i cili si rrallë herë ia kishte mbuluar linjat joshës për të cilat Aulona është mjaft e komentuar.

“Nga Spanja, direkt e ne arenen e demave “Toreadoresh” Aulona Si thoni do e mund, apo do me mundi demi?”, ka shkruar Aulona sipër fotografisë.
Ndërkohë, prezantuesja nga Shqipëria krahas angazhimeve profesionale është tejet e përkushtuar edhe ndaj ushtrimeve intensive në palestër falë të cilave edhe ka krijuar forma impresive./Indeksonline/
