Unikkatil befason fansat: Nuk ish kon keq me sjell diçka të re!

Reperi i njohur nga Kosova, Viktor Paloka apo siç njihet nga publiku si Unikkatil, është një nga reperët më të pëlqyer shqiptar.
Meqenëse ai ka rralluar tej mase aktivitetin e tij muzikor, duke qenë mjaft pasiv në publikimin e këngëve të reja, publiku gjithnjë mirëpret diçka të re nga ai, shkruan Indeksonline.
Së fundmi, përmes një postimi që ka bërë nëpër rrjetet sociale ai ka parlajmëruar se do të sjellë ndonjë projekt të ri.

“Po mendoj ndoshta nuk ish konë keq me publiku diçka gjatë këtij karantini”, ka shkruar ai. /IndeksOnline/