20:20 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Unikkatil fton shqiptarët e Malit të Zi të votojnë: Voto shqip!

Unikkatil përmes një shkrimi në llogarinë Instagram iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që jetojnë jashtë vendit të kthehen në vendlindjen e tyre dhe të votojnë SHQIP.

Reperi kosovar, ka thënë që t’i përkrahim shqiptarët pasi që për herë të parë janë bashkuar!

“VOTO 5- VOTO SHQIP. N’Malin e Zi për herë të parë bashkohen partitë Shqiptare bashk! Shumë me rëndësi populli me votu për Shqiptar (5) e jo me tradhëtu me Malazez/Boshnjak. Kush ka t’drejtë vote kthehuni votoni që me e fitu Malësinë Shqiptarët. Tag miqësinë prej Malit të Zi nëse nuk e shohin”, ka shkruar Unikkatili.

Zgjedhjet do të mbahen me 3 mars, ndërsa reperi tashmë ndodhet në Tuz./Indeksonline/