07:23 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Unikkatil më 4 gusht në Durrës (Video)

Reperi shqiptar, Viktor Paloka i njohur si Unikkatil, përmes një video në rrjetin social Facebook, iu është drejtuar fansave, duke i ftuar ata në koncertin e tij që do të mbahet më 4 gusht në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

“Në Durrës për me i bo krejt shqipet bashkë. Paqe”, shprehet Unikkatil i cili në video shihet së bashku me Klepto i cili është poashtu pjesëtar i labelit TBA.

Kjo është hera e parë që reperi performon në Shqipëri, ndërsa biletat do të jenë nga 15 euro deri ne 200 ato VIP.

Shihemi me 4 gusht ne Durrës Unikkatil & TBA @the_bloody_alboz

A post shared by UNIKKATIL (@unikkatilofficial) on