75 Mall Live Search
13:12 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Unikkatil me projekt të ri?

Reperi kosovar që po jeton në Amerikë nuk është shumë aktiv në skenën muzikore.

Por këngët e tij njihen edhe si ‘himne’ të cilat kanë përmbajtje shumë domethënëse kështu duke e bërë Unikkatilin si më të preferuarin e publikut.

Ishte Klepto, kolegu i tij,i cili nxiti spekulimet se një këngë e re është në përgaditje pasi që postoi një fotografi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ ku shihet bashkë me Unikkatilin.

“Qka po thuni ju a ju ka mar malli me ni diqka të re”- kishte shkruar Klepto në këtë postim.

Projekti i fundit i Unikkatilit ishte një bashkëpunim me Klepton, këngë kjo e titulluar ‘Ça jon’./Indeksonline/