75 Mall Live Search
20:43 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / FR

Unikkatil prek ndjekësit me dedikimin për vëllain e ndjerë: Do plagë…

Reperi i njohur shqiptar, Viktor Palokaj, i njohur për publikun si Unikkatil, ka prekur ndjekësit me një postim të ndierë në rrjete sociale.

Ai ka ndarë një fotografi nga fëmijëria me vëllain e tij të ndjerë, Mentor Palokaj, i cili u nda nga jeta në muajin mars të këtij viti.

Në foton ku shihen dy vëllezërit të vegjël, Unikkatil ka shkruar:
“Do plagë nuk shërohen kurrë”, një fjali e shkurtër por plot dhimbje, që ka prekur zemrat e fansave të tij.

Humbja e Mentorit ka lënë gjurmë të thella në jetën e reperit, i cili rrallëherë ndan momente të tilla kaq personale me publikun.

Megjithatë, kjo foto dhe dedikimi emocional janë një dëshmi e dashurisë së thellë vëllazërore dhe e dhimbjes së pafund që sjell humbja e një të afërmi të dashur.