Union Berlin befason Dortmundin
Sapo ndodhi befasia më e ëmbël e kësaj fundjave.
Ekipi i promovuar në Bundesligë, Union Berlin ka mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat 3:1.
Bulter kaloi vendasit në epërsi në minutën e 22-të, por gëzimi i Unionit zgjati vetëm tre minuta kur Paco Alcacer realizoi për të barazpeshuar gjithçka, shkruan Indeksonline.
Bulter realizoi sërish për Union Berlin në minutën e 50-të, ndërsa krejt në fund për epilogun e këtij takimi vendosi Andersson që shënoi për 3:1./Indeksonline/