13:52 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / LB

Unioni Europian i Transmesuesve uron Ahmetxhekajn për zgjedhjen në krye të RTK-së

Unioni Europian i Transmetuesve (EBU) ka vlerësuar si një hap pozitiv për transmetuesin publik, zgjedhjen e Shkumbin Ahmetxhekajt, Drejtor të Pëgjithshëm të RTK-së.

Pas një periudhe pesë mujore si ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, transmetuesit publik të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj është zgjedhur në këtë pozitë, duke filluar nga 20 qershori.

Votimi i Bordit të RTK-së rezultoi me tetë vota pro dhe një abstenim. Në listën e ngushtë për këtë pozitë ishin nëntë kandidatë. Zgjedhja e Shkumbinit është vlerësuar si një hap pozitiv për transmetuesin publik nga një sërë organizatash ndërkombëtare, duke përfshirë Bashkimin Evropian dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Shkumbini  është një gazetar i vlerësuar me çmime, me përvojë të gjerë duke punuar në të gjithë peizazhin mediatik të Kosovës, përfshirë  këtu punën si redaktor dhe reporter për më shumë se 15 vjet për aktualitetin dhe lajmet ndërkombëtare në RTK dhe  ka një histori solide të bashkëpunimit me mediat ndërkombëtare, duke përfshirë BBC, PBS dhe Al Jazeera.

Ai ka studiuar Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës dhe ka magjistruar në Politikë Globale dhe Krahasuese në Universitetin Queen Mary të Londrës.

Duke komentuar emërimin e tij, Shkumbini tha: “Vizioni im është që RTK-ja të jetë burim i informacionit faktik dhe të verifikuar, i pavarur nga ndikimi i grupeve politike dhe të veçanta të interesit, duke e kënaqur audiencën tonë me programe të ndryshme cilësore. Unë sinqerisht besoj se kjo është thelbësore për RTK-në për të rritur besimin e audiencës dhe për të evoluar në një transmetues publik vërtet të pavarur. Do të dëshiroja gjithashtu që RTK-ja të bëhet anëtare e plotë e EBU-së” – shkruan në faqen e EBU-së.