75 Mall Live Search
22:57 / E Enjte, 29 Prill 2021 / A. A

United ‘bombardon’ Romën, Arsenali shpëton me fytyrë të bardhë

Roma e ‘ngacmoi’ Manchester United duke mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-2.

Por ‘djajtë e kuqë’ shpërthyen në pjesën e dytë dhe nuk patën fare mëshirë, duke shënuar 5 gola.

Bruno Fernandes shënoi 2 gola, poashtu edhe Edinson Cavani, ndërsa Mason Greenwood dhe Paul Pogba nga një tjetër, për fitoren 6-2.

Në gjysmëfinalen tjetër, Villareali fitoi 2-1 kundër Arsenalit.

Manu Trigueros dhe Raul Albiol realizuan për spanjollët, ndërsa Nicolas Pepe për Arsenalin.

Ndeshjet kthyese zhvillohen pas një jave.

/Indeksonline/