75 Mall Live Search
17:42 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / B O

United – City, formacionet zyrtare

Sot luhet ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Manchester City, në kuadër të xhiros së 12-të të Premierligës.

‘The Red Devils’ vijnë nga një goditje e madhe, pasi u diskualifikuan nga Liga e Kampionëve, tani ata dëshirojnë me çdo kusht fitoren.

Skuadrat qëndrojnë në mes të tabelës, respektivisht Manchester United në vendin e shtatë me 19 pikë gjithsej, ndërsa Manchester City në vendin e nëntë me 18 pikë gjithsej.

United në pesë ndeshjet e fundit ka seri më pozitive se City, ata kanë katër fitore dhe një humbje.

Ndërsa ‘Cityzens’, kanë tre fitore, një barazim dhe një humbje.

Formacionet zyrtare të klubeve. /IndeksOnline/