United dështon në “sprintin” e fundit, mund ta humb Championsin
Manchester United është mposhtur nga Wolves me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 33-të të Premierligës.
Djajtë e kuq kaluan të parët në epërsi me golin e McTomiany në minutën e 13-të të ndeshjes.
Wolves arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 25-të me golin e Jota, shkruan Indeksonline.
Punët për United u përkeqësuan kur Young u ndëshkua me të kuq në minutën e 57-të.
Superioritetin numerik e shfrytëzoi mjaftë mirë skuadra vendase e cila realizoi përmes autgolit të Smailling në minutën e 77-të.
Me këtë humbje, Manchester United mbetet në pozitën e pestë me 61 pikë, aq sa ka Tottenham në vendin e katërt dhe një më shumë se Chelsea që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/