75 Mall Live Search
20:00 / E Enjte, 28 Prill 2022 / OSH

United e Chelsea në kërkim të pikëve të plota, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të kemi një super derbi anglez, ku në stadiumin “Old Trafford” Manchester United pret në shtëpi kampionin aktual evropian Chelsean.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, United u mposht nga Arsenali me rezultat 3:1, kurse Chelsea shënoi fitore minimale 1:0 kundër West Ham United, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 11 pikë në tabelë, ku Chelsea zë vendin e tretë me 65 pikë, krahas Unitedit që renditet në vendin e gjashtë me 54 pikë të tubuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në nëntor të vitit të kaluar, ku asokohe të dy skuadrat ndanë pikët e barabarta duke barazuar me rezultat 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për “Djajtë e Kuq” nuk do të paraqiten Cavani, Fred, Greenwood, Maguire, Pogba, Sancho dhe Shaw, kurse te “Blutë” do të mungojnë Barkley, Chilwell, Hudson-Odoi, Kovacic, dhe Christensen.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Dalot, Lindelof, Varane, Telles; Matic, McTominay; Rashford, Fernandes, Elanga; Ronaldo

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Jorginho, Kante, Alonso; Mount, Havertz; Werner