15:00 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

United e gatshme të ofrojë 40 milionë funte për Pochettinon

“Djajtë e Kuq”, pritet të bëjnë ndryshime në stol.

E ardhmja e Joshe Mourinhos në stolin e Manchester United mbetet një pikëpyetje e madhe.Mungesa e rezultateve, por dhe problemet e shumta me grupin e lojtarëve mund ta shkurtojnë periudhën e portugezit te “Djajtë e Kuq” dhe drejtuesit nuk duan të mbeten të papërgatitur.

Sipas “Mirror”, Mauricio Pochettino është i preferuari i United. Argjentinasi po bën mirë prej kohësh me Tottenhamin dhe emri i tij u përfol dhe si një kandidat për stolin e Real Madridit.

Pochettinos i skadon kontrata me Tottenhamin në verën e vitit 2023, por United është gati të ofrojë 40 milionë funte për ta marrë atë në Old Trafford në verën e ardhshme. Divorci me Mourinhon mund të bëhet më i lehtë në qoftë se skuadra nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.