75 Mall Live Search
23:42 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / Gj Sh

United e lë pa u qethur, tifozi i famshëm shpërthen në lot

Frank Ilett, tifozi i famshëm i Manchester United, është dëshpëruar nga skuadra e zemrës.

United dështoi të fitonte përballjen e sontme ndaj West Ham, derisa e la atë pa i hequr flokët e tij karakteristike, shkruan IndeksOnline.

Ai kishte bërë një premtim në vitin 2024, ku ka thenë se nuk do të qethet derisa Manchester United të bej pesë fitore radhazi në Premierligë.

Por edhe pse fituan ndaj Manchester Cityt, Arsenalit, Fulhamit e Tottenhamit, ”Djajtë e kuq” u ndalen me barazim 1-1 nga West Hami.

Frank Ilett nuk e përjetoi mirë këtë barazim, derisa shpërtheu në lot kur West Ham kaloi në epërsi. Ai tashmë do të vazhdoj të mbaj flokët e tij, ndoshta edhe për vite të tjera./IndeksOnline/