United fiton “miqësoren e luksit” ndaj Arsenalit (VIDEO)

Manchester United ka mposhtur Arsenalin në provën e parë para fillimit të sezonit të ri.
Në ndeshjen miqësore e cila u zhvillua në stadiumin “MetLife” në New Jersey, “djajtë e Kuq” fituan me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Golat për skuadrën e Ten Hag i shënuan Bruno Fernandes dhe Jadon Sancho.
Kjo ndeshje ka ngjallur interesim të madh, ku 82,262 tifozë ishin të pranishëm në stadium.

Pas kohës së rregullt, u ekzekutuan edhe penalltit ku United doli përsëri triumfues ndaj Arsenalit me rezultat 5-3./IndeksOnline/