United frikësohet se De Gea do të kërkoj largimin drejt PSG
Goal.com raporton se drejtuesit e Manchester United janë duke u frikësuar se David de Gea ka për të kërkuar largimin drejtë Paris Saint-Germain.
Portieri spanjoll thuhet se është një objektiv mjaft serioz për kampionët e francës.
Gjithashtu spanjolli është duke i’u afruar përfundimit të kontratës së tij , e cila është në 12 muajt e fundit.
Raportet e fundit kanë shprehur se Paris Saint-Germain kanë qenë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë funte për portierin e Manchester United, edhe pse kjo nuk është shuma e mjaftueshme që United mund të kërkojnë për De Gean. /IndeksOnline/