09:57 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

United futet në garë për Alex Sandron

Skuadra e Manchester Unitedit është futur në garë për mbrojtësin e Juventusit, Alex Sandro.

“Djajtë e Kuq” janë përgatitur t’ia ofrojnë një pagë të dyfishtë mbrojtësit brazilian, transmeton IndeksOnline.

27-vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2015 nga skuadra portugeze Porto. Ai bëri paraqitje mbresëlënëse me kampionët aktual të Italisë, prandaj ra në sy të gjigantëve anglez.

Përveç Unitedit që do t’i ofrojë plotë 70 milionë euro për të, të interesuar janë edhe Blutë e Londrës.

Sandro ka kontratë me Juven, ndërsa paga e tij shkon deri në 145 mijë në javë./IndeksOnline/