United i ofron rinovimin yllit të skuadrës

Manchester United pritet t’i ofrojë një kontratë të re Mason Greenwood.
18-vjeçari kontratën e tij para 9 muajsh deri në vitin 2023, por drejtuesit dhe i riu do të rinovojnë sërish.
Greenwood do të fitojë 40 mijë paundë në javë. Një shifër shumë e majme duke parë dhe moshën e re të futbollistit.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është shumë i kënaqur nga paraqitjet e futbollistit të tij dhe i ka dhënë formacionin.
Golat dhe përformancat e Greenwood kanë bërë që drejtuesit të mendojnë për të rritur përfitimet e futbollist të ri. Anglezi pritet të mos bëjë rezistencë dhe të firmosë kontratën e re me “Djajtë e kuq”.