75 Mall Live Search
15:33 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / B O

United mposht Evertonin në shtëpi, Cavani shënon golin e parë

Manchester United është rikthyer te fitoret në Ligën Premier, pasi ka triumfuar në udhëtim te Evertoni me rezultat të ngushtë 1-3.

Evertoni më mirë e nisi takimin dhe pas 20 minutave gjeti edhe golin e epërsisë.

Sulmuesi brazilian Bernarnd shënoi një gol të bukur për ta kaluar skuadrën e Carlo Ancelottit në epërsi 1-0.

Por gëzimi i vendasve nuk zgjati më shumë se pesë minuta, pasi Bruno Fernandes barazoi shifrat në 1-1 kur shënoi me kokë pas asistimit nga Luke Shaw.

Reprezentuesi portugez arriti që të shënonte një tjetër gol me kokë, kur në minutën e 32-të iu përgjigj në mënyrë perfekte asistimit nga Rashford për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi 1-2.

Me epërsinë minimale të United, skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve.

Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë sa i përket rasteve, pasi dy skuadrat pak krijuan.

Vendasit u munduan që të barazonin rezultatin, por nuk arritën të rrezikonin asnjëherë portën e mysafirëve.

Krejt në fund të ndeshjes, Bruno Fernandes asistoi bukur për Edinson Cavanin i cili shënoi golin e parë me fanellën e United për rezultatin përfundimtar 1-3.