75 Mall Live Search
18:05 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

United mposht Huddersfield-in, Sanchez ia bën “sefte” me gol

United ka shënuar një fitore komode ndaj Huddersfield, me rezultat 2-0.

Në pjesën e parë portat mbetën të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan të dy golat.

Golin e parë për “Djajtë e Kuq” e shënoi sulmuesi shtatëgjatë, Romeo Lukaku, në minutën e 55-të.

Ndërsa golin e dytë dhe të fundit në ndeshjë, e shënoi super-transferi i ri i United, Alexis Sanchez.

Kiliani fillimisht kishte mundësi të shënonte nga penalltia, të cilën e nxori vet, por portieri kundërshtar e priti atë.

Goli i Sanchezit erdhi në minutën e 68-të të ndeshjes pas topit të kthyer nga penalltia./IndeksOnline/