16:43 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

United në telashe, do të jetë pa dy sulmuesit kryesor ndaj Milanit në Evropa Ligë

Sonte Man United dhe Milani do të takohen për ndeshje e tyre të parë në 16’të skuadrat më të mira në Evropa Ligë.

Takimi fillon nga ora 18:55, ku pritet të jetë e fortë por pa që United do të jetë pa dyshen e sulmit, Rashford e Cavani, shkruan IndeksOnline

Rafshord u lenua të dielën në ndeshjen ndaj Cityt, ndërsa Cavani do të mungojë për shakak të një ngarkese të muskujve.

Portieri Dean Henderson do të luajë përsëri, me David de Gea që mungon pas lindjes së fëmijës së tij të parë.

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic nuk do të përballet me ish-klubin e tij për shkak të një dëmtimi në kofshë, dhe suedezi është në listën e futbollistëve që mungojnë në këtë përballje.